
Publikimi i transfertave me rusët ka alarmuar Monika Kryemadhin. “EU Reporter” nxori disa dokumente që tregojnë se Kryemadhi ka marrë para nga disa oligarkë rusë. Ndonëse deri dje akuzonte Bashën si të paguar nga Moska.
Por publikimi i dokumenteve rendon pozitat e saj, pasi SPAK është duke hetuar mbi lobimet që Kryemadhi ka bërë në SHBA bashkë me Ilir Metën. Dyshimet janë se janë përdorur para të padeklaruara për të lobuar në SHBA dhe tani hyjnë në mes rusët.
Kryemadhi këto transaksione nuk i ka deklaruar në ILDKP dhe kemi të bëjmë me vepër penale. Për këtë arsye ajo i është hakërryer prokurorisë së Posaçme, duke u marrë sërish me inceneratorët.
Pse SPAK ngjan me një drejtori të Bashkisë Tiranë?
U bënë plot 2 vjet e 2 javë që kur unë kam kallëzuar Inceneratorin e Tiranës në SPAK. Me dokumente, me fakte, me prova të pakundërshtueshme. Çdo shkelje e ligjit është kaq flagrante sa edhe një student i vitit 1 juridik do ta hetonte me shumë lehtësi. Por ndërsa qytetarët e Tiranës vidhen përditë, drejtësia e kapur nga pushteti ka mbyllur sytë, veshët, gojën e nuk reagon ndaj paligjshmërisë dhe korrupsionit ulëritës të inceneratorëve.
Çfarë e frikëson dhe e pengon SPAK-un, që nuk guxon të thërrasë Erion Veliaj përgjegjësin kryesor të aferës korruptive të Inceneratorit të Tiranës?
Po bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, përse nuk thirren nga drejtësia?
Përse nuk thirret Erion Veliaj për firmën e paligjshme që ka hedhur, e cila ndryshoi fatin e koncesionit, që i dha jetë vjedhjes së shekullit dhe futi në borxh për 30 vjet qytetarët e Tiranës për inceneratorin që nuk ekziston?
Përse ky trajtim preferencial nga SPAK për kryetarin e Bashkisë Tiranë, që paguan nga taksat tona një shërbim që NUK kryhet! E ka parë i madh e i vogël, përmes videove të bëra në 180 ditë, sesi Sharra është një skenë krimi dhe vjedhje, jo një vend për menaxhim mbetjesh.
Drejtësia nuk duhet të hezitojë, as të vonojë dhe as të presë 14 Majin për të vepruar. Të vërtetat janë aty dhe do vazhdojnë të dalin edhe më shumë…..!
Lini një Përgjigje