
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon përpjekjet e dëshpëruara për të hyrë në zgjedhjet e 14 majit me logon e PD.
Komisioneri Ilirian Celibashi deklaroi se PD nuk mund të futet në zgjedhje me Sali Berishën kryetar, pasi gjykata nuk e njeh atë por Lulzim Bashën.
Sot këshilltarët juridikë të Berishë si janë drejtuar Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, ku kërkojnë që ata të regjistrohen në zgjedhje. Në orën 14.30 KAS do të hedhë shortin për të përcaktuar relatorin e kësaj çështje.
Por duket se Berisha ankimimin e bën thjesht sa për “sy e faqe”, pasi ai sot ka finalizuar paktin me Ilir Metën, Nard Nokën, Vangjel Dulen dhe Artur Roshin që të shkojnë si koalicion në zgjedhje.
Lini një Përgjigje