TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Mars 2023, 12:43

Berisha me logon e Metës, Dules, Ndokës dhe “ballistëve” në zgjedhje, zbulohen detajet e koalicionit të “non gratës”

Shkruar nga Pamfleti

Berisha me logon e Metës, Dules, Ndokës dhe

Ky koalicion do të shkojë në zgjedhje me kandidatët e “primareve”, ndërsa për këshillat bashkiakë pritet që të ketë rakordim mes palëve...

Ilir Meta i ka hapur Sali Berishës derën e Partisë së Lirisë për ta futur në zgjedhje. Teksa Ilirian Celibashi refuzoi regjistrimin e grupit të Alibeajt, “non grata” dhe spiuni i Sigurimit kanë gjetur mekanizmin se si do të futen në zgjedhje.

Sot është afati i fundit i regjistrimit të koalicioneve dhe sipas informacioneve, Sali Berisha do fshihet pas Metës, Nard Ndokës, Vangjel Dules dhe Artur Roshit të Ballit Kombëtar. Pak më parë Berishës i shkuan në zyrë Vangjel Dule i PBDNJ dhe Petrit Vasili i PL, për të zyrtarizuar koalicionin. Duke qenë se Berisha nuk figuron askund, mësohet se sot në KQZ pritet të regjistrohet një koalicion me përbërjen: Partia e Lirisë, Partia e Ballit Kombëtar, Partia Demokristiane dhe Partia Bashkimi për të Drejta e Njeriut. Ky koalicion do të shkojë në zgjedhje me kandidatët e “primareve”, ndërsa për këshillat bashkiakë pritet që të ketë rakordim mes palëve.

Kjo është konfirmuar dhe nga Nard Ndoka. “Do jenë maksimumi 4-5 parti se Kodi Zgjedhor s’të jep hapësirë më tepër. Emri do jetë ai i koalicionit të 6 marsit megjithatë po punohet dhe për emrin. Specialistët po merren me logon dhe emrin e gjërat teknike”, tha ai në një intervistë.

Pra duket se Saliu e gjeti mekanizmin që të futet në zgjedhje. Në orët në vijim pritet të bëhet zyrtarizimi i koalicionit, i cili nuk do ketë askund logon e Partisë Demokratike. KQZ e bëri të qartë se Berisha nuk figuron kryetar dhe ajo e drejtë i takon Lulzim Bashës, i cili figuron kryetar.

Basha refuzoi të firmosë deklaratën për futjen në zgjedhje dhe Celibashi nuk pranoi që PD të shkojë në zgjedhje. Çështja ka shkuar në KAS dhe për sa kohë Alibeaj është jashtë, KQZ çon ujë te mulliri i Berishës, i cili do orientojë demokratët të votojnë koalicionin e mësipërm. /Pamfleti

berisha ndoka dule meta ballistet

Lini një Përgjigje