
Arben Ahmetaj i cilëson të paligjshme kontrollet që janë bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit e SPAK në vilat në pronësi të bashkëjetueses së tij dhe ish gruas.
Mësohet se Ahmetaj thotë se e para kontrolli në një prej vilave minimalisht është anti kushtetues pasi nuk është marrë leje nga Kuvendi duke qenë se ai është deputet dhe jeton aty.
Sipas Ahmetaj njëkohësisht bashkëjetuesja nuk është informuar paraprakisht për të pasur praninë e një mbrojtësi ligjor.
Ndërkohë që një tjetër padi është depozituar nga ish gruaja e Ahmetaj për të kundërshtuar kontrollet nga ana e SPAK.
Para 6 ditësh Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ushtruar kontrolle në banesat e ish-ministrit Arben Ahmetaj.
Sipas burimeve, mësohet se kontroll është ushtruar në vilën e kontrolluar vila e partneres së Ahmetajt dhe në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij.
Sipas informacioneve, mëësohet se hetuesit kanë qenë në një vilë në Gjirin e Lalzit, në apartamente në Tiranë dhe në Dhërmi.
Nuk dihet se çfarë kanë mundur të gjejnë në këto ambiente, ndërsa kontrolli është ushtruar me vendim të Gjykatës së Posaçme në bazë të hetimeve që po kryhen për çështjen e inceneratorëve, ku është lakuar edhe emri i ish-ministrit Ahmetaj.

Lini një Përgjigje