
Sonte në pjesën e dytë të podcastin ‘Të Pashoq’ në kanalin në YouTube të “Pamfletit”, vjen në një rrëfim shterues, historiania e njohur Elena Kocaqi.
Ajo po flet për nismën e saj më të re politike, krijimin e një partie. Sipas Kocaqit në vend po drejtohemi prej 30 vitesh nga të njëjtët njerëz dhe ka nevojë për një gjë të re.
“Pse ja dha opozita votën për Kodin Zgjedhor? Pse nuk u bë një diskutim publik? Pse i mbylli listat? Mbyllja e listave është veprimtari antidemokratike dhe antikushtetuese. Deri më tani këtyre partive nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë. Kanë djegur Shqipërinë, kanë bërë çfarë kanë dashur, kanë dhënë me koncesione pasuri kombëtare. Nuk ka një kallëzim penal personal. Duhet të mësojnë të respektojnë shtetin. Asnjë drejtues nuk e ka respektuar shtetin. Kanë përdorur të gjitha mjetet për të marrë pushtetin dhe me të gjitha mjet e kanë mbajtur. Dhe nuk e kanë mbajtur për ne. Për mua Shqipëri është e shtrenjtë. Politika duhet bërë në mënyrë qytetare.
Unë e di që këtu vidhen vota. Unë e di që ka korrupsion. I di të gjitha këto. Por duhet ta dinë se e ka në dorë populli. Kur populli vendos për ndryshim nuk ka as pozitë dhe as opozitë që e ndalon”, tha ajo.
Lini një Përgjigje