TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Mars 2023, 08:05

Rama zyrtarizon sot emrat për zgjedhjet e 14 Majit, lista e kandidatëve në 61 bashkitë

Shkruar nga Pamfleti
Rama zyrtarizon sot emrat për zgjedhjet e 14 Majit, lista e
Kreu i PS, Edi Rama

Ditën e sotme Partia Socialiste do të zyrtarizojë kandidatët për zgjedhjet lokale të 14 majit , teksa kanë mbetur edhe 2 ditë nga përfundimi i afatit zyrtar të depozitimit të listave të kandidatëve për kryebashkiakë apo anëtarë këshillash.

Sikurse u paralajmërua në mbledhjen e kaluar të Kryesisë më 15 Mars, socialistët do të caktojnë sot një listë përfundimtare për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet lokale.

Socialistët janë ende në pikëpyetje për 6 kandidatë, midis tyre Jorgo Goro kryebashkiaku i Himarës, kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi , kryebashkiaku i Kucovës Kreshnik Hajdari. Ende nuk informacion nëse do të ketë një mundësi tjetër për Fredi Kokoneshin në Divjakë dhe Rajmonda Balilajn në Patos.

Ndërsa në bashkinë e Bulqizës ende nuk ka informacion pasi Lefter Alla, u shkarkua dje nga kryeministri Edi Rama për shkelje të rënda pas arrestimit nga SPAK.

Risi në këtë garë do të jetë kandidati i cili pritet të jetë emri i përzgjedhur i Edi Ramës për të zëvendësuar Dritan Lelin për Bashkinë e Vlorës.

 

Ndërkohë që deputeti Besjan Ajazi do të kandidojë në Bashkinë e Gramshit dhe një tjetër deputet që pritet të lëri mandatin për të sfiduar kundërshtarët në bashkinë e Shkodrës është Benet Beci.

Sipas burimeve PS ka preferuar që në Bashkinë Librazhd të futet në garë me një emër të ri, njëjtë do të veprohet edhe në Sarandë ku pjesë e garës do të jetë kandidati Olti Caci.

Po e njëjta formulë do të ndiqet në Krujë me kandidatin Redon Roshin, në Has me kandidatin Halit Mulaj, Konispol me kandidatin Erges Dule dhe Bashkia Peqin me kandidatin Bukurosh Maçi.

Përveç Tiranës, 100% emra të konfirmuar do të jenë në 3 qarqe të tjera të rëndësishme, si në Korçë, Gjirokastër dhe Lezhë.

Bashkitë me pikëpyetjet më të mëdha

Bashkia Kuçovë – E papërcaktuar, priten ndryshime
Bashkia Ura Vajgurore - E papërcaktuar, priten ndryshime
Bashkia Bulqizë – E papërcaktuar
Bashkia Himarë - Jorgo Goro, në pikëpyetje
Bashkia Divjakë-E papërcaktuar
Bashkia Patos - E papërcaktuar
Bashkia Librazhd - Ermal Kurti ose Mariglen Disha

Emrat e kandidatëve socialistë për kryebashkiakë që pritet të konfirmohen nga Kryesia e PS dhe bashkitë në dyshim

QARKU SHKODËR

Bashkia Shkodër - Benet Beci
Bashkia Fushë-Arrëz - Franc Tuci
Malësi e Madhe - Tonin Marinaj
Bashkia Pukë - Gjon Gjonaj
Bashkia Vau i Dejës – Kristjan Shkreli

QARKU KUKËS

Bashkia Has - Halit Mulaj
Bashkia Kukës - Safet Gjici
Bashkia Tropojë - Rexhe Byberi

QARKU LEZHË

Bashkia Kurbin - Majlinda Cara
Bashkia Lezhë - Pjerin Ndreu
Bashkia Mirditë - Ndrec Deda

QARKU TIRANË

Bashkia Tiranë - Erion Veliaj
Bashkia Kamëz - Rakip Suli
Bashkia Kavajë - Redjan Krali
Bashkia Vorë - Blerim Shera
Bashkia Rrogozhinë - Edison Memolla

QARKU BERAT

Bashkia Berat - Ervin Demo
Bashkia Kuçovë – E papërcaktuar, priten ndryshime
Bashkia Poliçan - Adriatik Zotkaj
Bashkia Skrapar - Adriatik Mema
Bashkia Ura Vajgurore - E papërcaktuar, priten ndryshime

QARKU DIBËR

Bashkia Bulqizë – E papërcaktuar
Bashkia Peshkopi – Rrahim Spahiu
Bashkia Klos - Ilmi Hoxha
Bashkia Mat - Agron Malaj
QARKU VLORË
Bashkia Vlorë – Ermal Dredha
Bashkia Selenicë - Dhimitër Kapaj
Bashkia Delvinë - Majilinda Qilimi
Bashkia Finiq - Kristo Kiço
Bashkia Himarë - Jorgo Goro, në pikëpyetje
Bashkia Konispol - Erges Dule
Bashkia Sarandë - Olti Caci

QARKU ELBASAN

Bashkia Elbasan- Gledian Llatja
Bashkia Belsh - Arif Tafani
Bashkia Cërrik - Andis Sala
Bashkia Gramsh – Besjan Ajazi
Bashkia Librazhd - Ermal Kurti ose Mariglen Disha
Bashkia Prrenjas - Nuri Belba
Bashkia Peqin-Bukurosh Maçi

QARKU FIER

Bashkia Fier - Armando Subashi
Bashkia Divjakë-E papërcaktuar
Bashkia Lushnje - Eriselda Sefa
Bashkia Mallakastër - Qerim Ismaili
Bashkia Patos - E papërcaktuar
Bashkia Roskovec - Majlinda Bufi

QARKU GJIROKASTËR
Bashkia Gjirokastër - Flamur Golemi
Bashkia Tepelenë - Tërmet Peçi
Bashkia Dropull - Dhimitraq Toli
Bashkia Këlcyrë - Klement Ndoni
Bashkia Libohovë - Leonard Hide
Bashkia Memaliaj - Gjolek Guci
Bashkia Përmet - Alma Hoxha

QARKU KORCË
Bashkia Korçë - Sotiraq Filo
Bashkia Kolonjë - Erion Isai
Bashkia Devoll - Eduard Duro
Bashkia Maliq - Gëzim Topçiu
Bashkia Pogradec - Ilir Xhakolli
Bashkia Pustec - Pali Kolefski

QARKU DURRËS

Bashkia Durrës - Emiriana Sako
Bashkia Krujë – Redon Roshi
Bashkia Shijak - Elton Arbana

rama ps emrat e kandidatëve për 14 maji

Lini një Përgjigje