TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Mars 2023, 22:37

Grupi i Alibeajt i prerë kundër Ilir Metës: Po merr pushtet në kurriz të demokratëve

Shkruar nga Pamfleti

Grupi i Alibeajt i prerë kundër Ilir Metës: Po merr pushtet

Grupi i Enkelejd Alibeajt është i vendosur kundër aleancës me Ilir Metën. Sali Berisha po e përdor këtë të fundit si patericë për të hyrë në zgjedhje, por sipas Gazment Bardhit, Meta do të marrë elektoratin demokrat.

Duke folur në një intervistë, Bardhi u shpreh se ai nuk është kundër PL-së në vetvete, por kundër çdo marrëveshjeje që bëhet në kurriz të demokratëve.

Sipas tij, pushteti që mund të marrë nga Partia Demokratike me anë të marrëveshjeve të tilla, nuk janë realiteti politik i Partisë së Lirisë ndërsa shtoi se mundësia për t’u përdorur kundër demokratëve ekziston.

Jam kundër çdo marrëveshjeje që jep një perceptim të gabuar të një fuqie elektorale që PL nuk e ka. Në të shkuarën na ka treguar se nga pushteti që ka marrë nga PD, në momente të caktuara ka bërë diferencën dhe e ka përdorur kundër PD”, tha ai në “A2”.

Deputeti demokrat solli si shembull vitin 2013 pas bashkëpunimit të LSI-së me PD, dhe më pas “ndarjen” dhe bashkimin e Partinë Socialiste.

Bardhi përmendi po ashtu një deklaratë “shqetësuese” të Metës: “Ka thënë jam i gatshëm të bashkëpunoj me PS-në, por jo me Edi Ramën. Për PD, Edi Rama kundërshtar politik, PS është kundërshtar politik”.

bardhi meta pd

Lini një Përgjigje