TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Mars 2023, 21:38

“Po tentohet të përsëritet 2019-ta”, Bardhi: Dalja me dy kandidatë i siguron Ramës fitoren, asgjëson PD-në

Shkruar nga Pamfleti

“Po tentohet të përsëritet 2019-ta”, Bardhi: Dalja me

“Po tentohet të përsëritet 2019-a”. Kështu u shpreh deputeti demokrat, Gazment Bardhi, duke ia hequr përgjegjësinë grupimit të Enkelejd Alibeajt mbi krizën në PD dhe duke ia faturuar këtë grupimit të Sali Berishës. Në Intervistën në “A2 CNN” ai tha se mosdalja me një kandidat në zgjedhjet e 14 majit, do të sjellë sërish fitoren e Edi Ramës dhe do të asgjësonte PD-në.

Ka pasur përpjekje që të jemi të përfaqësuar me një alternativë unike. Që betejën të mos ta kishim me demokratë, por me Ramën. Pjesa tjetër që janë rreshtuar me Berishën jo vetëm që nuk kanë qenë të hapur për zgjidhje, por kanë qëndruar i ngurtë për ta ndarë edhe në zgjedhje në dy pjesë PD-në dhe nuk ishin të gatshëm për të dëgjuar e propozimet tona dhe po nxisin diçka të rëndë për Shqipërinë. Po nxisin që zgjedhjet lokale të kenë rezultat të paracaktuar me fitues Edi Ramën dhe një betejë që do të asgjësonte çdo pjesë të PD. PD duhet të hynte e bashkuar për të synuar fitoren në 61 bashki. Grupimi që drejtohet nga Berisha ka objektiv përplasjesh mes demokratëve dhe përsëritjen e 2019-ës. Po tentohet të përsëritet 2019. Nëse demokratët përplasen me njëri-tjetrin, fiton Rama dhe rezultati është i njëjtë me 2019”, tha ai.

Një vit e gjysmë konflikt i brendshëm në Partinë Demokratike, sipas Bardhit ka sjellë ndasi edhe në bazë.

bardhi pd

Lini një Përgjigje