
Partia Socialiste ende nuk e ka zyrtarizuar kandidatin për zgjedhjet e 14 Majt për Shkodrën, por kanë shprehur emrin e të preferuarit të tyre për të kandiduar.
Ai është emri i deputetit Benet Beci.
Vetë deputeti Beci thotë se e mirëpret këtë ofertë.
“Do të ishte një nder për mua të isha kandidat, por sigurisht nuk është vendos akoma, do të shpallet zyrtarisht në ditët që vijnë. Unë e shikoj si një vazhdimësi profesionale. Unë kam shumë vite që kam punuar në investime, do ta mirëprisja.”, tha ai për Klan News.
I njohur si bastion i së djathtës, Shkodra ka qenë gjithmonë një sfidë për PS dhe Beci thotë se PS mund të ketë një mundësinë koalicioni me PSD.
“Nuk kemi ardhur akoma në këtë fazë të diskutimit. Unë po shikoj shumë disa mundësi, oferta me institucionet zhvillimore në Tiranë për të ofruar sa më shumë investime për Shkodrën.”, tha ai.
I pyetur se në çfarë faze është PS në Shkodër në organizimin e zgjedhjeve, ai shprehet se strukturat duke u organizuar.
“PS në Shkodër po punon, po organizon strukturat. Mendon si një pjesë e mirë e Shkodrës se kemi nevojë për një ofertë të mirë.”, tha ai.
Emri i Benet Becit, si një kandidaturë e mundshme për Shkodrën u hodh filllimisht nga sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri.
Lini një Përgjigje