TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shkurt 2023, 10:15

Takimi me Vuçiç në Bruksel, Rama: Kurti ka bërë gjënë e duhur, askush të mos e akuzojë për tradhti

Shkruar nga Pamfleti
Takimi me Vuçiç në Bruksel, Rama: Kurti ka bërë
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për takimin e Kurti-Vuçiç në Bruksel.

Ai e konsideron takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç një moment historik dhe të rëndësishëm për paqen rajonale.

Rama thotë se të gjithë duhet ta kuptojnë se kryeministri i Kosovës bëri gjënë e duhur, “duke hedhur hapin e parë drejt daljes nga e djeshmja. 

“Paqja dhe bashkëpunimi janë çelësi për të ardhmen që u detyrohemi fëmijëve tanë në këtë rajon të shkatërruar prej shekujsh nga mungesa e paqes dhe bashkëpunimit. E mirëpres pëlqimin e dy palëve për Marrëveshjen për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ky është një moment historik i rëndësishëm për paqen rajonale dhe unë inkurajoj fuqimisht të gjitha palët e përfshira që të vazhdojnë të punojnë për një zbatim të shpejtë. Për paqen dhe bashkëpunimin, Shqipëria është dhe do të mbetet një besimtare dhe një model roli. Ne mbështesim plotësisht çdo përpjekje për të kapërcyer të kaluarën.

Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë”, shkruan Rama në Twitter.

 

Lini një Përgjigje