TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shkurt 2024, 21:56

"Protesta nuk ishte për Berishën", Zhupa për mungesën e grupit të Bashës: I ftuam, por nuk pranuan!

Shkruar nga Pamfleti

"Protesta nuk ishte për Berishën", Zhupa për

E ftuar mbrëmjen e sotme në podkastin “Të pashoq” është deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa. Teksa ka komentuar situatën aktuale ku ndodhet partia, Zhupa ka sjellë në vëmendje protestën e zhvilluar ditën e djeshme.

E pyetur pse në shesh nuk ishte e gjithë opozita duke iu referuar grupit të Bashës, Zhupa tha se nuk u bashkuam sepse mungonin 7-8 deputetë duke refuzuar të përmendë emrat e tyre.

Ajo shprehet se i ka ftuar edhe personalisht por ata nuk pranuan të marrin pjesë.

Zhupa shton se edhe pse Berisha ka mohuar pjesëmarrjen e Alibeajt dhe Bashës në protestë, kushdo që e ndjen veten opozitar mund të na bashkohet pasi ajo nuk ishte një protestë për ish-kryeministrin.

Deputetja e PD thekson se lideri është Berisha dhe këtë nuk e ndryshon dot askush, por që të protestosh kundër Ramës është një veprim shumë i mirë i deputetëve.

 

 

Lini një Përgjigje