
E ftuar mbrëmjen e sotme në podkastin “Të pashoq” është deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa. Teksa ka komentuar situatën aktuale ku ndodhet partia, Zhupa ka sjellë në vëmendje protestën e zhvilluar ditën e djeshme.
E pyetur se pse çifti Meta-Monika nuk ishin pjesë e protestës në mbështetje të opozitës, deputetje e PD tha se nuk ka asnjë tërheqje politike të Metës nga PD. Ajo shprehet se përfaqësues së Partisë së Lirisë ishin në protestë duke përmendur Vasilin dhe Erisa Xhixhon.
Zhupa shprehet se arsyeja që Meta mungoi në protestë ishte për shkak të problemeve shëndetësore. Deputetja e PD-së thekson se nuk ka asnjë krisje mes PD-së dhe PL-së. Ajo shtoi se ndajnë edhe aksionet opozitare, Federatën dhe mendon se do ndajnë edhe programe të tjera për zgjedhjet e ardhshme.
Lini një Përgjigje