
Përfaqësuesi ligjor i PD-së Rezart Kthupi, ka folur lidhur me Amnistinë Penale që pritet të miratohet në Kuvend ditën e nesërme.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai tregoi arsyet se përse PD doli kundër amnistisë. Kthupi u shpreh se kjo ndodhi pasi PS nuk pranoi propozimet që bëri opozita.
Ai theksoi se PD nesër nuk do ta votojë amnistinë penale.
“Propozimet e PD-së për amnistinë nuk u pranuan nga mazhoranca me justifikimin që kemi të bëjmë me vepër penale që janë të rënda ose cenojnë shoqërinë. Për këtë shkak vendosi që këto mos t’i përfshijë në draftin e amnistisë. Në mbledhjen e fundit të Komisionit del një amendament që nuk është i përfshirë në amendamentet e shkuara. Alibeaj ka vendosur të largohet nga seanca e Komisionit duke deklaruar se në rast se ky amendim do të miratohet nga Komisioni ne nuk e votojmë amnistinë penale”, tha Kthupi.
Lini një Përgjigje