
Kryeministri Edi Rama duket se do të vërë në zbatim porositë e Erdogan për mbylljen e shkollave të Gylen. Dje ai ishte në Ankara dhe presidenti turk ja bëri të qartë se duhet të largohen mbetjet e fundit të FETO.
Rama u pyet nga gazetarët pas Asamblesë së PS, ku ju përmendën dhe disa shkolla që ka mbyllur. Por ai u justifikua me faktin se ato kanë shkelur ligji dhe paralajmëroi të tjera mbyllje.
“Në Shqipëria janë mbyllur më shumë se kaq. Janë mbyllur në bazë të rregullave dhe institucione që ju mund ti quani kështu apo ashtu por ata nuk kanë qenë në përputhje me ligjin e republikës së Shqipërisë dhe do të vijojnë të mbyllen kudo qofshin e të kujtdoqofshin, e kushqofsh që u del në mbrojtje apo u vë etiketa të caktuara”, tha ai.
Lini një Përgjigje