
Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj, në fjalën e tij në parlament, komentoi projekt-rezolutën për krimet e komunizmit.
Gjekmarkaj theksoi se duhet të mos harrojmë periudhën e errët të diktaturës. Ai tha se në këtë vend kurrë nuk u kërkua falje për krimet e komunizmit.
Gjekmarkaj bëri thirrje që krimet e monizmit mos të harrohen.
"Të mos harrojmë periudhën e monizmit, më e keqja në historinë e Shqipërisë. Të mos harrojmë periudhën e errët të diktaturës. Gjatë asaj periudhe, kishte shumë heronj, që rezistuan ndaj një regjimi të përbindshëm. Në këtë periudhë dolën individë, që luftuan atë regjim. Shumë shkrimtarë, priftërinj u burgosën ose u vranë nga regjimi. Ata janë sot heronjtë e lirisë. Nuk u kërkua as falje për atë periudhë. Shqipëria është kthyer në shtet të vogël me shaka të mëdha. Dekomunizmi duhet të ishte proces njësoj si defashizmi dhe denazizmi", tha Gjekmarkaj.
Lini një Përgjigje