TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Maj 2024, 10:25

Nis me përplasje seanca në Kuvend, opozita i hakërrehet Nikollës: Diktatore, pse i larguat gazetarët nga salla?

Shkruar nga Pamfleti
Nis me përplasje seanca në Kuvend, opozita i hakërrehet
Deputetja e PD, Ina Zhupa

Ka nisur me debate dhe përplasje seanca e sotme plenare mes opozitës dhe mazhorancës për rendin e ditës teksa sot pritet të votohet rezoluta e PS për krijmin e superkomisioni Antikorrupsion që do të drejtohet nga ish minsitri i Drejtësisë, Fatimir Xhafaj.

Teksa projektligji për ngritjen e Komisionit është futur në rendin e ditës, opozita ka paralajmëruar bojkot.

Kreytarja e Kuvendit, Linda Nikolla urdhëroi gazetarët që të largohen nga salla dhe kjo gjë solli revoltën e deputetëve të opozitës.

Ina Zhupa nga PD e quajti Nikollën diktatore, që vepron siç e urdhëron Edi Rama.

'Njohuritë e tyre janë të cekëta.Duhet të konsultoheni me ekspertët.
Ku thuhet që mocionet me debat bëhen vetëm mbi veprimtarin ë e Këshillit të Ministrave?
Kemi bërë mocion për gjenocidin në Srebrenicë dhe luftën në Ukrainë, cila nga këta është veprimtari e këshillit të Ministrave.Neni lexohet në tërësi jo të marrësh një nen e të lësh një tjetër.Dëshiron t’i tregosh Ramës se nuk lejoj të flitet për gjuhën tënde linçuese.Rama i trajton gazetarët në mënyrën më të keqe të mundshme.' ,tha Zhupa.

Në kushtet kur opozita ka dhënë sinjale se nuk do t’i bashkohet kësaj nismës së PS, ky komision i Posaçëm për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin, mazhoranca vijon përpjekjet për të gjetur gjuhën e përbashkët me pakicën politike, që komisioni të votohet nga të dyja palët.

Në rast refuzimi të opozitës mazhoranca sheh si mundësi të shtyjë votimin për miratimin e këtij komisioni në një seancë tjetër kur të jetë arritur kompromisi.

kuvend bardhi

Lini një Përgjigje