TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Maj 2024, 11:14

Akuzat e Berishës se pas sulmit ndaj avokatit Mëngjesi qëndron Rama, Braçe: Shpifje! Çmenduria e radhës nga Saliu

Shkruar nga Pamfleti
Akuzat e Berishës se pas sulmit ndaj avokatit Mëngjesi qëndron
Erion Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure ku avokati Sokol Mëngjesi u dhunua me leva hekuri nga tre persona.

Përmes një postimi në Facebook, teksa ka falenderuar drejtorin e Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dhe të gjithë efektivët që u përfshinë në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë kriminale, Braçe theksoi se edhe njëherë u hodhën poshtë akuzat e Sali Berishës i cili tha se mbrapa sulmit të avokatit të tij qëndronte kryeministri Edi Rama.

Ndër të tjera deputeti thekson se akti kriminal ndaj avokatit është një akt kundër një mbrojtësi, roli i të cilit është kushtetues dhe çdo sulm i tillë duhet të ndëshkohet.

Goditja me sende të forta, si doreza hekuri dhe leva ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ka bërë që prokuroria e Tiranës të nisë hetim për akuzën e “Vrasjes së funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim.

Materiali policor që prej ditës së djeshme është përcjellë për vlerësim nga policia në drejtim të prokurorisë, ku grupi i hetimit që ka ndjekur rastin në polici ka sugjeruar regjistrimin e procedimit dhe vijimin e hetimeve pikërisht për veprën penale 79/a të Kodit Penal.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në mëngjesin e ditës së djeshme në hyrjen e një kopshti shtetëror në Tiranë, policia ka ndaluar me iniciativë 58-vjeçarin Dritan Nano, i cili dyshohet si organizatori dhe financuesi i rrahjes brutale të avokatit, njëherësh dhe Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë, Sokol Mëngjesi.

Lini një Përgjigje