TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Nëntor 2025, 11:01

Pr.ligji për barazinë gjinore, Shehu përplaset me Ballën në komision: Tërhiqeni, po fusni vendin në qorrsokak!

Shkruar nga Pamfleti
Pr.ligji për barazinë gjinore, Shehu përplaset me Ballën
Tritan Shehu

Debate të forta janë zhvilluar sot në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku mes pikave të rendit të ditës ishte edhe diskutimi për ligjin e barazisë gjinore.

Opozita e kundërshtoi fortë këtë propozim të mazhorancës, duke i bërë thirrje kryetarit Igli hasani dhe anëtarëve socialistë që të tërhiqen sepse ligji i propozuar shkatërron bazën e familjes tradicionale.

Deputeti i PD, Tritan Shehu i kërkoi socialistëve që të tërhiqeshin sa huk ishte vonë, pasi në të kundërt do krijonin kaos, amulli dhe do fusnin vendin në qorrsokak. Ai propozoi që nëse mazhoranca do që ta kalojë këtë ligj, ta kalonte për referendum.

“Ligji kundër diskriminimit dhe barazinë gjinore nuk duhet të kalojë. Si mund ta sillni këtë ligj këtu. Unë e njoh mirë, bazohet në koncepte të gjinisë biologjike, kjo është çështja dhe këtu duhet të qëndrojmë. Biologjia është e përcaktuar, X apo Y, ndaj unë u kërkoj një gjë, tërhiquni mbrapsht me këtë, sepse po fusni vendin në qorrsokak, po shkaktoni amulli në popull. E kuptoni amullinë që krijoni ju, ndaj tërhiqeni mbrapsht sa s’është vonë. Ky është atentat ndaj vlerave njerëzore. Shumica e vendeve evropiane nuk e kanë këtë ligj, hiqni dorë nga këto direktiva. Nëse ky ligj doni që të miratohet kaloheni me referendum, ju i keni votat, por ky ligj duhet të kalojë në referendum”, u shpreh Shehu. 

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, deputeti Taulant Balla e kundërshtoi kolegun opozitar, duke thënë se po dezinformonte dhe se qëllimi i ligjit nuk ishte ndryshimi i gjinisë apo ajo që pretendohej me orientimin seksual, por barazia mes burrave dhe grave në të gjitha fushat e shoqërisë.

tritan shehu komisioni per ervopen

Lini një Përgjigje