TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Nëntor 2025, 21:43

Kushtetuesja rrëzoi shkarkimin e Veliajt, analisti: Rama ka pushtuar Bashkinë, vendimi kundër Qeverisë

Shkruar nga Pamfleti

Kushtetuesja rrëzoi shkarkimin e Veliajt, analisti: Rama ka pushtuar

Analisti Enton Abilekaj e cilësoi të drejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi shkarkimin e Erion Veliajt si Kryebashkiak të Tiranës, por edhe dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në kryeqytet.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Abilekaj tha se përtej emrave, vendimi është një precedent i rëndësishëm, që të mbrojë pushtetin vendor nga "pushtimi" i qeverisë, siç ka ndodhur sot me Bashkinë e Tiranës.

"Gjykata Kushtetuese nuk diskuton çështjen e korrupsionit në themel. Në rastin e Veliajt ka diskutim, kush prevalon, neni 62 i ligjit për pushtetin vendor apo neni 115 i Kushtetutës? Neni 62 i ligjit nuk ekziston nëse nuk i referohet Kushtetutës. Ne diskutonim sot, që me këtë bazë ligjore që kemi, a mund të ndërhynte pushteti qëndror mbi pushtetin lokal?

Unë dua që Veliaj nëse shkarkohet dhe dënohet, të ndodhë si fitore e drejtësisë, jo si shkelje ligji. Nëse kemi këtë betejë, me urdhra që jepen në Asamblenë e PS, nga kryetari i PS, dhe pastaj ekzekutohet… Pushteti qëndror ka pushtuar Bashkinë e Tiranës, i imponohet në çdo vendim. Ky krijon precedent pro autonomisë së pushtetit vendor. Kjo bazohet në Kushtetutë.

Mendoj se ishte vendim i drejtë, që kujt i shërben? Ramës? Ramës i shërben e kundërta.

Nëse Veliaj shkon në gjykatë dhe thotë, tani që çështja është në gjykim dhe hetimi i prokurorisë ka mbaruar, prokuroria nuk ka më të drejtë të më mbajë në masë arresti dhe kërkon kthim në detyrë? Atëherë ai mund të kthehet. Kjo është fitore apo humbje për Ramën?

Pra ne nuk mund ti shohim gjërat kush fitoi dhe kush humbi", tha ndër të tjera Abilekaj.

Lini një Përgjigje