
Kandidati i pavarur për Tiranën, Florjan Binaj ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese vendosi që të mos shkarkojë Erion Veliajn nga posti i kryebashkiakut të Tiranës.
Binaj është shprehur se do të kandidojë për kryebashkiak të Tiranës kurdo që të mbahen zgjedhjet.
“Për mua dhe për qytetarët e Tiranës thelbi mbetet i njëjtë: Tirana ka nevojë për ndryshim.
Unë do të kandidoj për kryebashkiak të Tiranës kurdo që të mbahen zgjedhjet me të njëjtën bindje, përkushtim dhe energji për t’u shërbyer njerëzve me ndershmëri, përgjegjshmëri dhe transparencë.
Kjo nuk është garë për pushtet, por përpjekje për qytetin tonë, për ta bërë atë shtëpinë që duam t’u lëmë fëmijëve tanë. Mbështetja, inkurajimi dhe besimi që më kanë dhënë mijëra qytetarë këto ditë më kanë bindur se së bashku ne do t’ja dalim.
Rrugëtimi ynë vazhdon.
Ndryshimin që duan qytetarët e Tiranës nuk do ta ndalë asgjë.”-shkruan Binaj.
Ik o toç bëj rolin e kapterit tek komedia e Qazim Mulletit. Atë mund ta bësh Tjetër një vër në uj do bësh .
Flori na doli karierist i papare, ska faj se po ja mbushin mendjen se eshte “ superman” talent per politike. Te gjithe keta aktoret leshko te Portokallise, jane bere kliente te SPAKUT se fundmi, i perdorin dhe si limona te shtrydhur i flakin ne burg. Rri o Flor ha buken e aktorit se keta ustallaret e politikes te shkaterrojne jeten