
Kreu demokrat, Sali Berisha, pas një mbledhjeje 3 orëshe të Kryesisë së PD-së ka zbuluar skenarin që kjo forcë politike do të aplikojë kundrejt mazhorancës së Edi Ramës.
Berisha tha se është në dorën e shqiptarëve për të rrëzuar regjimin e Ramës, ndërsa paralajmëroi përshkallëzimin e qëndrimeve në Parlament.
“Grupi ka pasur vendim për të përshkallëzuar qëndrimet e veta në parlament. Pa diskutim. Grupi vendosi që të vazhdojmë betejën fuqishëm në parlament. Ne kemi eksperiencë të jashtëzakonshme për parlamentin. A do rikthehen ato që ishin apo të tjera, por beteja në parlament nuk diskutohet, do bëjmë betejë në çdo terren që jemi”, tha Berisha.
I pyetur nëse është diskutuar fillimi i protestave, Berisha u shpreh se është diskutuar gjerësisht për protestën.
“Janë dhënë mendime pozitive, por vendimet do merren në ditët që vijnë”, shtoi ai.
Lini një Përgjigje