TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Janar 2026, 10:38

Presidenti Begaj mesazh magjistratëve: Qytetarët presin drejtësi

Shkruar nga Pamfleti

 

Presidenti Begaj mesazh magjistratëve: Qytetarët presin drejtësi
Presidenti i Republikës Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në ceremoninë e hapjes së vitit të ri gjyqësor theksoi rëndësinë e një drejtësie të pavarur, funksionale dhe me integritet.

Ai deklaroi se epoka e pandëshkueshmërisë ka filluar të marrë fund, ndërsa raportet ndërkombëtare dhe mediat tha “se me të drejtë i kushtojnë vëmendje të veçantë aktivitetit të SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme”.

Presidenti nënvizoi rolin thelbësor të KLGJ (Këshilli i Lartë Gjyqësor), KLP (Këshilli i Lartë i Prokurorisë), ILD (Inspektoriati i Lartë të Drejtësisë) dhe Shkollës së Magjistraturës në funksionimin e sistemit të drejtësisë. Ai shtoi se çështjet administrative, buxhetore dhe proceduriale kërkojnë bashkëpunim institucional për suksesin e reformës në drejtësi.

Duke iu drejtuar magjistratëve, Begaj tha se i kupton sfidat e sistemit, por qytetarët presin vendime të drejta dhe në kohë të arsyeshme.

“Drejtësia që të funksionojë i duhet kushte optimale, por mungesa e tyre nuk duhet të na bëjë të harrojmë se para së gjithash drejtësia është ideale”, tha ai.

Presidenti përmendi gjithashtu ngjarjen e rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe theksoi se pavarësia, siguria dhe respekti janë mjetet për të realizuar qëllimin e reformës në drejtësi, duke shtuar se shumë vendime varen nga qeveria dhe Parlamenti, por ato që janë në dorë të magjistratëve janë themelore për reformën.

presidenti bajram begaj

Lini një Përgjigje