TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Janar 2026, 18:46

Protesta e opozitës, Braçe: Molotovi është armë vdekjeprurëse, të futet në Kodin Penal

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e opozitës, Braçe: Molotovi është armë

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka bërë një reagim pas protestës së Partisë Demokratike ditën e djeshme dhe përplasjes me policinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe thekson se molotovi është një armë vdekjeprurëse dhe si e tillë duhet të reflektohet edhe ligjërisht në Kodin Penal.

Ai tha gjithashtu se molotovi vuri në rrezik jo vetëm efektivët e policisë, por edhe gazetarët që po raportonin nga terreni. 

“Dje, darka në bulevard; si ishte ajo, “kanë helmuar gazetarët”?! Po për të djegur kush për pak i dogji?!

Në foto janë fotoreporterët Florion Goga dhe Armando Babani thuajse në flakë! Janë edhe policet mu aty, në flakë!

Tani, molotovi është armë, madje armë vdekjeprurëse; kodi penal është në Kuvend dhe kodi penal duhet të reflektojë-materializojë armën molotov dhe krimin e shkaktuar prej tij!", shkruan deputeti.

2 Komente

  1. T
    Tafili nga Dibra.

    O Braçe shtupa,ik andej nga Çerma,a Ushnja,shko shkul presht,a ruaj lopët,se nuk di ti nga këto punë,megjithse emrin në rreth e ke.për vjedhje zgjedhjesh.

    1. P
      Pici kuci

      Po gazi lotsjelles,nuk eshte vdekjeprures sidomos kur eshte i skaduar ?

      Lini një Përgjigje