TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shtator 2024, 13:26

“Preferoj të dal me logon dhe siglën e PL”/ Berisha zbardh detajet nga takimi Noka-Meta

Shkruar nga Pamfleti

“Preferoj të dal me logon dhe siglën e PL”/ Berisha zbardh

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratik Flamur Noka, u takuan ditën e djeshme ku u diskutua në lidhje me zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Diskutimet u përqendruan në faktin se sa kandidatë të PL-së do të jenë në listat e Partisë Demokratike.

I pyetur për një koalicion të mundshëm me PL-në, ish kryeministri Sali Berisha u shpreh për mediat se nuk ka asnjë projekt të dorëzuar, por vetëm diskutime të përqendruara te protestat dhe krijimi i një qeverie teknike.

“Janë diskutime. Nuk ka një projekt të dorëzuar. Por diskutimet tona në këtë fazë janë të përqendruara në protestat e përgjithshme dhe krijimi i një qeverie teknike”, u shpreh Berisha.

Sa i përket një shpërblimi të mundshëm për Metën nëse fitohen zgjedhjet, ai shtoi: “Ilir Meta nuk ka nevojë për shpërblim. Ilir Meta është i konsoliduar, partia e tretë më e madhe e vendit. Se cili do të jetë koalicioni, jo shpërblim, por me interes të përbashkët bilateral, do të shqyrtohet në kohërat që vijnë”.

Kujtojmë se kreu i PL, i pyetur ditën e djeshme nëse do të kandidonte në listat e PD, u shpreh se do të preferonte të kandidonte në Tiranë me logon dhe siglën e PL.

 

Lini një Përgjigje