TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Maj 2025, 16:23

Preferencialet në Fier, mbyllet numërimi; nga Ceno Klosi te Zegjine Çaushi, si ndahen votat

Shkruar nga Pamfleti

Preferencialet në Fier, mbyllet numërimi; nga Ceno Klosi te Zegjine

Mbyllet procesi i numërimit të votave preferenciale në Qarkun e Fierit. Në këtë qark socialistët morën 12 mandate, një shifër rekord kjo e prodhuar nga 11 maji, ndërsa opozita ndalet në vetëm 4 deputetë në qarkun e dytë më të madh në vend, duke regjistruar rezultatin më të dobët elektoral në dy dekada.

Në përfundim të procesit të numërimit të votave preferenciale është formësuar edhe lista përfundimtare e kandidatëve që do të marrin mandatin e deputetit. E gjithë gara për votat preferenciale ishte në rradhët e socialistëve, pasi demokratët nuk arritën as të plotësojnë listën e sigurtë, e cila përbëhej nga 5 emra, ndërsa koalicioni ‘PD-ASHM’ mori vetëm 4 mandate.

Më i votuari në Qarkun e Fierit rezultoi Ceno Klosi me mbi 16 mijë vota dhe më pas renditet Klevis Jahaj me mbi 12 mijë vota.

Ndërkohë mandat deputeti nga rradhët e PS ka marrë edhe kandidatja Zegjine Çaushi, e cila u bë e njohur për shkak të videove në rrjetet sociale, ku herë pas here bënte batuta në drejtim të Gazment Bardhit, drejtuesit politik të PD-së në këtë qark. Dhe duket se videot me humor në drejtim të Bardhit i kanë mjaftuar kandidates së Roskovecit që të marrë numrin e mjaftueshëm të votave për të hyrë në Kuvend.

Kandidatët e PS nga lista e hapur që fituan mandat:

Ceno Klosi – 16638

Klevis Jahaj – 12696

Asfloral Haxhiu – 11622

Antoneta Dhima – 6860

Elton Korreshi – 5966

Zegjine Çaushi – 4074

Ramion Kurti – 3622

Ndërkohë nga koalicioni PD-ASHM mandatin e deputetit në qarkun e Fierit e marrin: Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu dhe Saimir Korreshi, të gjithë pjesë e listës së mbyllur.

Në anën tjetër emrat që ishin në listën e mbyllur të PS-së janë: Belinda Balluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile dhe Ana Nako.

Lini një Përgjigje