TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Maj 2025, 12:40

"Po filmoj"/ Vijon numërimi në Parkun Olimpik, Zegjine Çaushi kalon në avantazh përballë rivales brenda PS

Shkruar nga Pamfleti
"Po filmoj"/ Vijon numërimi në Parkun Olimpik, Zegjine
Kandidatja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi

Kandidatja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ndodhet në Parkun Olimpik, aty ku po numërohen votat e ardhura nga Diaspora.

“Po shoh procesverbalin, po filmoj”, u shpreh duke qeshur kandidatja socialiste, teksa vështronte nga afër numërimin e votave.

Momentalisht, Çaushi numëron 4359 vota në favor të saj, duke u ndjekur nga kandidatja tjetër e PS, Maldrita Bardho me 4171 vota, teksa momentalisht janë numëruar 17872 nga 26614 zarfe në total.

Lini një Përgjigje