Politika jonë është për rekord “Guinness”, pasi kemi mbi 50 emra të niveleve të larta nën akuzë dhe të akuzuar gjatë viteve.
Prokuroria e Posaçme i ka futur në ankth krerët më të lartë të politikës. Veprimet ndaj Sali Berishës shihen si mesazh për të gjithë kastën e të korruptuarve dhe për të qenë të sinqertë, numri i të korruptuarve te ne nuk është dhe aq i vogël.
Por historia e hetimeve nuk ka nisur sot, historikisht në vend ka pasur padi e kallëzime, mirëpo shumë emra ja kanë hedhur paq, sidomos në kohën kur në krye të Prokurorisë së Përgjithshme ishte Adriatik Llalla.
“Pamfleti” ka bërë një përmbledhje të padive dhe kallëzimeve më të bujshme gjatë qeverisë “Berisha” dhe qeverisë “Rama”, duke dëshmuar edhe një herë llumin ku është zhytur politika jonë. Thuajse të gjithë ministrat e qeverive të drejtuara nga Rama e Berisha janë paditur penalisht. Madje dhe vetë Rama e Berisha janë me dosje në prokurori.
Kur PS erdhi në pushtet nisi një valë padish ndaj ish-ministrave të Berishës, ku mund të përmendim Arben Imamin, Ritvan Boden, Genc Rulin, etj. Vetë PD ka bërë shumë padi, ndërkohë që kemi të arrestuar dhe emra të tjerë të pandehur. Me pak fjalë politika jonë është për rekord “Guinness”, pasi kemi mbi 50 emra të niveleve të larta nën akuzë dhe të akuzuar. Pra të gjithë i kanë futur duart te paratë e qytetarëve, ndonëse për shumë prej tyre nuk ka pasur akuzë konkrete.
Disa prej emrave të paditur ndër vitet dhe me akuza në prokurori
Sali Berisha- Kompleksi “Partizani”, afera e CEZ
Ilir Meta- CEZ & DIA, lobimet në SHBA, videoja me Dritan Priftin, etj.
Edi Rama- Dosja “McGonigal”
Lulzim Basha- Afera me rrugën “Durrës-Kukës”
Ritvan Bode- Paditur nga ILDKP për fshehje pasurie
Arben Imami- Paditur për privatizimin pronave të ushtrisë
Spiro Ksera- Dënuar nga gjykata për abuzim me detyrën
Fatmir Mediu- Gërdeci
Damian Gjiknuri- Paditur nga KLSH për paktin me CEZ
Olta Xhaçka, afera me pronat e ushtrisë
Frida Krifca, afera me fondet e IPARD
Ogerta Manstiliu, paditur për afera me tenderët e pandemisë
Florion Mima dhe Genc Ruli, paditur nga ministria e Energjisë për aferën e CEZ
Koncesionet në shëndetësi, paditur ish-ministri Ilir Beqaj
Padia e PD për Portin e Durrësit dhe atë të Vlorës, paditur ministrja Belinda
Balluku
Ish-deputeti Ervin Bushati, hetuar për fshehje pasurie
Padia e PD ndaj ish-ministrit Sandër Lleshaj për listat e votuesve
Padia e PS për ish-kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu
Edmond Haxhinasto, paditur për privatizimin e Albpetrol
Petrit Vasili, paditur nga Ministria e Drejtësisë për abuzime me tenderat
Një numër i madh kryebashkiakësh, nga ajo e Gjirokastrës, Dimalit, Kamzës, etj.
Dashamir Gjika, ish-kryebashkiaku i Vlorës arrestuar për korrupsion
Ardian Fullani, arrestuar për vjedhjen e famshme në Bankën e Shqipërisë
Emrat që sot janë në burg: Lefter Koka, Alqi Bllako, Vangjush Dako, Lefter Alla, Fredi Beleri, etj.
Lini një Përgjigje