TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Gusht 2023, 21:44

Politika mbyll pushimet, Kuvendi rinis punimet të hënën

Shkruar nga Pamfleti

Politika mbyll pushimet, Kuvendi rinis punimet të hënën

Marrin fund pushimet e politikës. Sesioni i pestë parlamentar do të çelet me seancën plenare në datën 4 shtator.

Urdhri është dhënë nga Kryeparlamentarja Lindita Nikolla,e cila ka njoftuar se seanca e parë parlamentare do të nisë në orën 10:00.

"Të nderuar kolegë, ju njoftojmë se seanca plenare e çeljes së sesionit të V të Legjislaturës X të Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 4 shtator, ora 10:00. (Urdhër nr.45, datë 30.08.2023, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla)", thuhet në njoftim.

Kujtojmë se sesioni i fundit parlamentar u mbyll mes shumë polemikash, e po ashtu me miratimin e disa ligjeve të kontestuar si "kontrata" për studentët  e mjekësisë dhe legalizimi mjekësor i kanabiasit.

Lini një Përgjigje