TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Dhjetor 2025, 10:55

"Po vidhni Avokatin e Popullit", Shehaj akuza qeverisë: Ndërkombëtarët në mbledhjen e KLP, kanë frikë se rrëmbeni kreun e SPAK

Shkruar nga Pamfleti
"Po vidhni Avokatin e Popullit", Shehaj akuza qeverisë:
Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj

Mazhoranca dhe opozita janë përfshirë në debate të forta në seancën plenare të kësaj të enjteje.

Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi qeverisë se po tentojnë të “vjedhin” nga opozita kandidatin për Avokatin e Popullit.

Shehaj u bën thirrje demokratëve për të pranuar vijimësinë e përzgjedhjes pavarësisht tërheqjes së firmave.

Ndër të tjera Shehaj thotë se në KLP ku po përzgjidhet kreu i ri i SPAK, salla është mbushur plot me ambasadorë e ndërkombëtarë, pasi kanë frikë se ai proces mund të intimidohet nga qeveria.

Më tej, Shehaj ka kërkuar sqarim për mosprezencën e kryeministrit Rama në sallë lidhur me interpelancën e kërkuar me të.

"Pavarësisht qëndrimeve qesharake, është e qartë që Avokati i Popullit i takon opozitës. Është e qartë qe keni vendosur ta rrëmbeni dhe kjo nuk është cudi. Tani që nëse flasim, në një sallë tjetër po vendoset kreu i ri i SPAK dhe aty janë mbledhur të gjithë ambasadorët, nuk ka vend për gazetarët sepe kanë frikë se ju rrëmbeni dhe kreun e ri të SPAK. Iamgjinoni cfarë poshtërimi po ju bëjnë ambasdorët. Ftojmë kolegët opozitaër ta pranojmë se nuk kem icfarë të bëjmë, e kanë vendosur ta rrëmbejnë.

Kam kërkuar interpelancë, ju kemi pyetur nëse do të jetë apo jo kryeministri dhe nuk më keni dhënë përgjigje. Nëse nuk është kryeministri kërkon që interpelanca të shtyhet. Praktika juaj për tiu shamngur ballafaqimit është në kundërshtim me rregulloren. Cfarë kuptimi ka të delegojë një ministre?", tha Shehaj.

 

Lini një Përgjigje