
Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, duke replikuar me deputetë të opozitës gjatë seancës plenare, ku po debatohet lidhur me Avokatin e Popullit, tha se askush nuk po thotë sepse duhet të hiqet kjo çështje nga rendi i ditës.
“Po dëgjojmë batuta, por nuk po dëgjojmë asnjë argument. Ju flisni për lepuj, por po ju them pastaj duhet të flasim edhe për zagarët. Dhe për zagarët ua them edhe unë emrat.
Ju po talleni me Besim Ndregjonin, keni kaq kohë që talleni, pasi edhe ju e dini se në bazë të ligjit nuk mund të zgjidhet sepse është mbi 70 vjeç. Po ju mendoni se meqë ai është 81 vjeç dhe thoni ec se po bëjmë dikë që është 77 vjeç. Ju talleni edhe me Adriana Kalanë”, u shpreh Balla.
Deklarata e Ballës erdhi pasi opozita po kërkon që çështja e zgjedhjes së Avokatit të ri të Popullit të nxirret nga rendi i ditës, me argumentin se asnjë nga kandidatët e paraqitur nuk ka mbështetjen e opozitës, për faktin se firmat janë tërhequr.
Më herët, kreu demokrat, Sali Berisha tha se “e keqja banale e kombit jeni ju. Ky parlament ka një Komision Ligjesh, që ligji dhe Kushtetuta e ngarkon për shqyrtimin dhe organizimin e procedurës së votimit për Avokatin e Popullit. Ne zbatuam vendimin e Komisionit, duke tërhequr të gjitha firmat e tepërta, por ju tani po përmbysni këtë vendim për të grabitur Avokatin e Popullit.
Ai shtoi se vendimi i Komisionit të Ligjeve është i qartë, çdo deputet mund të japë vetëm një firmë për një kandidat, dhe çdo shkelje tjetër nuk mund të pranohet. Berisha theksoi se kandidati që opozita e ka mbështetur, i referuar si “Lepuri i Surrelit”, nuk mund të marrë asnjë firmë në përputhje me këtë vendim.
Lini një Përgjigje