TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Dhjetor 2025, 10:34

Avokati i Popullit në Kuvend, PD thirrje socialistëve: Në 2022 keni pranuar tërheqjen e firmave, po vini në pikëpyetje procesin

Shkruar nga Pamfleti

Avokati i Popullit në Kuvend, PD thirrje socialistëve: Në 2022

Kuvendi pritet të votojë sot një prej emrave që janë paraqitur si kandidatë për postin e Avokatit të Popullit, ndërsa Partia Demokratike ka tërhequr mbështetjen me firma për secilin prej emrave.

Në anën tjetër, socialistët në Komisionin e Ligjeve, tre ditë më parë, u shprehën se firmat nuk mund të tërhiqen dhe i takon seancës që të vendosë lidhur me kandidatët.

Por në seancën e sotme plenare, Partia Demokratike përmes Belind Këlliçit ka ripërsëritur kërkesën për tërheqjen e firmave mbështetëse për të gjithë kandidatët.

Ai u shpreh se PD është e vendosur në faktin që nuk mbështet asnjë nga 26 kandidatët në garë.

Jua kemi bërë të ditur me shkrim në emër të grupit mbi këtë proces. Më 5 dhjetor 2025 ju zyrtarisht jeni njoftuar për tërheqjen e mbështetjes së deputetëve të PD për të gjithë kandidatët. Qendrimi ynë është i prerë.

Sot asnjë nga 26 kandidaturat nuk ka firmat be deputetëve të PD për të garuar. Nëse i riktheheni precedentit të 2022, keni pranuar tërheqjen e firmave në seancë jo më përpara”, tha Këlliçi.

Ndërsa deputeti Oerd Bylykbashi, ka paralajmëruar mazhorancën se nëse nuk do të merret parasysh kjo kërkesë, Avokati i Popullit do të përballet me pikëpyetje në lidhje me legjitimitetin e tij.

Nuk janë kandidatët që vetë propozohen, janë deputetët që i mbështesin. Propozimi është një akt i disa deputetëve.

Tërheqja jonë është bërë përpara vlerësimit nëse kandidatët i kanë apo jo firmat. Të gjithë ishin me firma dhe mbështetje të tërhequra.

Ju paralajmëroj se BE nuk mbështet nxitimin tuaj, as kandidaturë politike, janë të gatshëm të presin derisa të mblidhen firmat në mënyrë konsensuale.

Nëse vijoni kështu Avokati i Popullit do të jetë me cen kushtetues dhe do të vihet në pikëpyetje ligjore legjitimiteti i tij”, tha Bylykbashi.

 

 

avokati i popullit pd firma

Lini një Përgjigje