
Analisti Mentor Nazarko ka komentuar në emisionin “Të Pashoq” lajmin e qarkulluar në rrjete sociale dhe media për Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump, e cila është fotografuar duke lexuar libra për Shqipërinë. Sipas Nazarkos, mesazhi i kësaj skene lidhet me interesin që familja Trump, përmes Jared Kushner, ka shfaqur për vendin tonë.
Në fotografi, Ivanka Trump shfaqej me tre libra që lidhen me shqiptarët: dy tituj të autorëve britanikë, “Shqipëria: nga anarkia te identiteti ballkanik” dhe “Shqiptarët, një histori moderne”, si dhe romani “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” i Ismail Kadaresë.
-Një koment, sepse pyetje nuk është – është më shumë një koment. Një lajm që bëri xhiron e rrjetit këto dy ditë, për shembull, është ai me vajzën e presidentit Donald Trump, Ivanka Trump, që po lexonte tre libra që e lidhnin me Shqipërinë dhe shqiptarët. Besoj e keni parë. Dy libra nga dy historianë britanikë – një me titull Shqipëria: nga anarkia te identiteti ballkanik, tjetri Shqiptarët, një histori moderne – dhe libri i Ismail Kadaresë Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur. E interpretoni këtë si një mesazh?
Ajo është bashkëshortja e Jared Kushner, që edhe pse nuk ka funksion zyrtar si politikan, është i përfshirë në negociata të rëndësishme ndërkombëtare. Ai është njeri që po ndërmjetëson për paqen në Ukrainë dhe Gaza.
- Mirë, por këtë rol ia ka dhënë Trumpi.
Po, dikur ka qenë edhe këshilltar formal. Por ka ndikim shumë të madh tek Presidenti Trump. Dhe për fatin tonë të mirë, për të marrë vëmendjen e një njeriu si Trumpi – “mbretit të botës” – armiqtë tanë historikë, si serbët, po hedhin shumë para në lobim. Megjithatë, po dështojnë, pavarësisht përpjekjeve. Kujtoni vizitën e anuluar të Vuçiçit.
Nga ana tjetër, ne kemi ngjallur interes përmes vendimit të Ramës për t’i dhënë në përdorim disa zona si Sazani, Vlorë, Selenicë apo Zvërnec, kësaj familjeje si investitorë. Kur Trumpi nuk ishte president, ishte ndryshe. Por tani që është, kjo ndihmon Shqipërinë, sepse na jep akses te një nga familjet më me ndikim në botë – familja Trump.
Mos harrojmë edhe diçka tjetër. Ivanka është, si të thuash, e lidhur familjarisht edhe me Sorosin. Ka një shkrim të Genc Burimit ku thuhet se Jared Kushner ka marrëdhënie biznesi me familjen Soros. Pra, shohim që një individ apo familje që ka afërsi me Ramën, ka afërsi edhe me Shqipërinë. Kjo është më e rëndësishmja.
Unë mendoj se mesazhi nuk lidhet drejtpërdrejt me Ramën – edhe pse ai ka përfitimet e tij – por lidhet me Shqipërinë. Dhe kjo është thelbësore, sidomos nëse e krahasojmë me dokumentin e sigurisë kombëtare që është bërë publik së fundmi. Le të krahasojmë atë me çfarë është thënë më parë gjatë presidencës Clinton...
Lini një Përgjigje