TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Mars 2023, 20:34

“Pluralizmi shqiptar rrezikon ekzistencën”, Topalli pas vendimit të Apelit: Nga sot kryetarët e partive i cakton Rama

Shkruar nga Pamfleti

“Pluralizmi shqiptar rrezikon ekzistencën”, Topalli pas

Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar pas vendimit të Apelit për vulën e Partisë Demokratike.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Topalli shprehet se ki vendim tregoi se nga sot kryetarët e Partive i cakton kryeministri, Edi Rama përmes gjykatave të tij, teksa shtoi se pluralizmi shqiptar rrezikon ekzistencën.

Ajo shtoi gjithashtu se ndaj gjykatës ka pasur një presion të madh dhe provokim nga ana e maxhorancës.

Nga sot , kryetaret e partive i cakton Kryetari i Qeverise përmes vendimeve te Gjykatave te tij. Vendimi i sotëm është vendimi me i Zi politik , i marre nen petkun e drejtësisë, i ngjashëm ne thelb me vendimin e gjykatës ne vitin 1946, qe vendosi pushkatimin deputeteve te opozitës. Presioni i pushtetit mbi Gjykatën edhe brenda sallës është provokimi me i rende i një opozite qe përpiqet te ruaj pluralizmin ne kushte shume komplekse.

Nga Sot , opozitën e emëron qeveria. Praktikisht, sot sistemi i pluralizmit është ne udhëkryqin e vet me te rrezikshëm. Dhuna brutale e vendimit te çmendur te tre gjykatësve qafe përkulur ka vene ne pikëpyetje çdo gjë qe kemi arritur ne këta 3 dekada. Vendimi ne fakt ishte paralajmëruar nga pushteti ne qeveri dhe Parlament, për turpin e tyre e te atyre qe marrin përsipër këta veprime qe mund te çojnë ne përplasje te pakontrolluara te njerëzve. Nga sot , pluralizmi shqiptar rrezikon ekzistencën” shkruan ajo.

vula topalli apeli

Lini një Përgjigje