
Ilir Meta i ka hapur Sali Berishës derën e Partisë së Lirisë, pas goditjes që mori nga Apeli. Gjykata vendosi të ktheje në Shkallën e Parë vendimin për vulën e PD dhe Berisha nuk hyn dot në zgjedhje. E vetmja zgjidhje është që kandidatët e tij të hynë në zgjedhje nën logon e PL.
Meta ka reaguar pas vendimit dhe ka bërë një reagim sa për të larë gojën, pasi Berisha është në gjunjë para tij.
“Akti i paralajmëruar i Edi Ramës përmes gjykatës së kapur nuk e ndryshon dot fatin e tij. Edi Rama ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet do ta ketë opozitën fitimtare përballë tij në 14 maj shumë më të motivuar dhe shumë më të organizuar se kurrë më parë”, shkruan Meta.
Lini një Përgjigje