TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Mars 2023, 20:28

Vendimi i Apelit për vulën e PD-së, reagon Alibeaj: Një ogur i mirë për demokratët, koha të lëmë pas grindjet dhe të bashkohemi kundër Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi i Apelit për vulën e PD-së, reagon Alibeaj: Një ogur

Enkelejd Alibeaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për vulën e PD-së, të cilin e ka quajtur një ogur të mirë për demokratët.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” Alibeja tha se kjo nuk është ditë triumfi për askënd, por një ditë për reflektim lidhur me ato që kaloi PD-ja.

Ai ftoi gjithashtu të gjithë demokratët që të lënë mënjanë pakënaqësitë dhe të bashkohen me të për betejën e 14 majit.

Vendimi i sotëm i Gjykatës se Apelit vjen si një ogur i mire për demokratet qe prej me shume se 1 viti po kalojnë periudhe te vështire.

Kjo është dita kur te gjithë ne demokratet duhet te jemi me te bashkuar se kurrë për tu përballur me regjimin e Edi Rames dhe te leme mënjanë grindjet dhe mosmarrëveshjet mes nesh te shkaktuara nga mentaliteti i vjetruar i politikes shqiptare.

Ftojmë te gjithë demokratet qe te lenë mënjanë pakënaqësitë dhe te jemi bashke ne perballjen e 14 majit. Me kandidatet me te mire qe nuk vene interesin personal te askujt mbi interesin e demokrateve.

Nuk është dite triumfi për askënd. Është dite reflektimi e thelle për ato qe kemi kaluar dhe për te përballur te ardhmen qe nuk është e thjeshte por as e pamundur për t’u dhëne shqiptareve dite me te mira”, shprehet ai.

alibeaj vebdimi apelit

Lini një Përgjigje