
Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos ka dhënë lajmin e mirë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Të dy vendet bëhen të parat shtete në Ballkanin Perëndimor që marrin fondet e parafinancimit sipas Planit të Rritjes.
Në një postim në “X”, Kos shprehet se duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për t’i sjellë vendet më afër BE-së.
“Urime Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për vendosjen e ritmit në Ballkanin Perëndimor për të marrë parafinancim sipas Planit të Rritjes! Kjo duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për t’i sjellë vendet më afër BE-së”, shkruan Marta Kos.
Lini një Përgjigje