TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Mars 2025, 18:49

“Për shumë vite, e kam besuar këtë njeri”, Ahmetaj flet për situatën brenda PS: Ka degraduar si parti, është nën diktatin e një personi

Shkruar nga Pamfleti

“Për shumë vite, e kam besuar këtë njeri”,

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka folur sërish nga Zvicra, aty dhe ku ndodhet pas largimit nga Shqipëria. Ai ka dhënë një intervistë për gazetarin Vincent W.J. van Gerven Oie. Ai u ndal dhe te situata në PS. Sipas Ahmetajt, PS ka degraduar.

Ahmetaj: Në jetën time, kam disa gjëra për të cilat jam krenar, e them këtë në mënyrë shumë modeste. Dhe mund të përmend vitin 1991. Pastaj mbylljen e skemave piramidale me Ministrin e atëhershëm të Financave Arben Malaj dhe Kryeministrin Fatos Nano.

 Më pas, jam krenar për betejat që kam bërë në emër të Partisë Socialiste në zgjedhje dhe gjithashtu për zhvillimin e vendit. Jam krenar që kam ulur deficitin buxhetor në një kohë krize ekonomike në 1,6%, një rekord historik. Jam krenar që kam ulur borxhin e publik dhe që kam rishkruar ligjin e buxhetit për të vendosur disiplinë të rreptë financiare në pushtetin vendor dhe në qeveri. Jam krenar për përpjekjet e mia të pafundme dhe netët pa gjumë për të organizuar procesin e rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019 ose për gjetjen e vaksinave gjatë pandemisë. Por unë gjithashtu marr përgjegjësinë time morale, sepse kisha shumë besim tek ai person dhe kam qenë shumë naiv. 

Sigurisht, shumë herë kam biseduar me kolegët e mi që janë aktualisht në qeveri dhe me ish-ministra për mënyrën se si shumë gjëra janë deformuar. Partia Socialiste e ka humbur tashmë shpirtin e saj socialist dhe parlamenti nuk është më një parlament në kuptimin e vërtetë të fjalës, sepse është nën diktatin e një personi të vetëm. Nuk e kam parë kurrë median në këtë gjendje. Nuk e kam parë kurrë krimin e organizuar kaq afër politikanëve dhe në fakt duke ndikuar drejtpërdrejtë vendimmarrjen qeveritare. Dhe pastaj korrupsioni në infrastrukturë, në ujë, në energji, në teknologjinë e informacionit apo edhe në sistemin shëndetësor është i tmerrshëm. 

Pra, po, kam përgjegjësinë time morale. Për shumë vite, e kam besuar këtë njeri. Ai ishte shumë i dashur për mua. Mendoja se do ta ndryshonte Shqipërinë.

 

Lini një Përgjigje