TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2024, 22:27

Plani i dhëndrit të Trump, Agron Shehaj: Edi Rama po përfiton politikisht nga dhënia e Sazanit

Shkruar nga Pamfleti

Plani i dhëndrit të Trump, Agron Shehaj: Edi Rama po përfiton

Deputeti i pavarur Agron Shehaj përsëriti akuzat e artikuluar sot në Kuvend për projektin turistik në Sazan.

I ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, ai deklaroi se pyetja sot shtrohet nëse Rama po përfiton politikisht nga dhënia e Sazanit, duke ri sjellë ligjin për investimet strategjike në fuqi prej vitit 2015.   

Nuk ka njeri që është kundër ndërtimit të një shkolle, spitali, apo resorti. Sa përfitime do të sjellë është problem tjetër. Një resort nga një subjekt një kompani serioze ndërkombëtare është një gjë e mirë, por e vonuar.

Pyetja është nëse po kërkon Edi Rama të përfitojë politikisht nga dhënia e Sazanit, apo për përfitimet nga ky potencial ekonomik. Nëse ne shohim se si Rama ka përdorur ligjin për investimet strategjike, kujt ai ka dhënë, si i ka ndarë në disa duar oligarkësh, ka dyshime shumë të forta për një vendim të Ramës për një vendim për të cilin s’kemi informacion.

Ajo që ne dyshojmë bazohemi te faktet se s’ka transparencë, s’ka garë, ka njerëz shumë të afërt me Edi Ramën që kanë marrë gjithë infrastrukturën e Shqipërisë, rrugë, porte, aeroporte, flasim për Kastratin, këto e kanë shtyrë Ramën për këtë vendim”, tha ai.

Lini një Përgjigje