
Pas një seanca të gjatë plenare, Kuvendi ka votuar pro ngritjes së dy komisioneve hetimore të rëna dakord mes PS dhe Rithemelimit, pas bashkimit të votave të opozitës dhe mazhorancës.
Projektvendim për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi u votua me 95 vota pro dhe 1 abstenim
Projektvendim për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS, u votua me 96 vota pro dhe 1 abstenim.
Ishte deputeti Erion Braçe, ai i cili ka abstenuar tek Komisioni Hetimor për hetimin e koncesioneve në shëndetësi.
Për sa i përket Komisionit Hetimor të Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS i vetmi që ka abstenuar ishte Petro Koçi.
Kujtojmë se Komisionet Hetimore përbëhen nga 15 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe 6 anëtarë janë të PD dhe 8 anëtarë të PS dhe do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 4-mujor, nga data e miratimit të këtij vendimi.
Lini një Përgjigje