TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2024, 22:10

“Nuk luftojmë për karrige”, Basha zbulon kërkesën e PD-së për të bashkuar votat me PS dhe Rithemelimin!

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk luftojmë për karrige”, Basha zbulon

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke folur për situatën politike në vend u ndal edhe te marrëveshja mes PS dhe Rithemelimit, duke e quajtur ‘pazar’.

I ftuar në emisionin “Top Story”, Basha shtoi se nëse në Kuvend shkojnë për miratim propozimet për lista të hapura, votim elektronik dhe vota e diasporës, do të kenë votën e tyre.

Pjesë nga intervista dhe ndërhyrja e panelistëve:

Robert Rakipllari: PS ka hequr dorë nga bërja e rregullave të lojës me pakicën e opozitës, dhe ka zgjedhur shumicën që mos kontestohen nesër zgjedhjet. Është një komision parlamentar ku janë tre me tre, dhe nuk ka ndryshim. Më para ata akuzonin ju, tani ju akuzoni ata…

Lulzim Basha: Është e qartë që thelbi është diçka tjetër, procesi është diçka tjetër dhe ka marrë një goditje të rëndë. Në këtë format për mua është ‘kokë a pil’, është në dorën e Ramës. Nëse këta janë të gatshëm të shkojnë para me propozim që shkojnë tej karakterit politik, si lista e hapur, votimi elektronik, vota e emigrantëve, kanë votën tonë! Gjithçka tjetër mbi këto, si vetingu i politikanëve, apo fuqizimi i SPAK për krime zgjedhore, kanë votën tonë. Ne jemi orientuar te produkti dhe jo karrigia, ata janë te karrigia.

Lini një Përgjigje