TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Mars 2024, 12:08

Planet e dhëndrit të Trump në Sazan, Rama: Ata që flasin për rrezikun e ishullit, po delirojnë!

Shkruar nga Pamfleti

Planet e dhëndrit të Trump në Sazan, Rama: Ata që flasin

Kryeministri Rama ka konfirmuar sot projektin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner i cili do të investojë 1 mld dollarë në ishullin e Sazanit për resorte dhe vila luksoze.

Gjatë fjalës së mbajtur para Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri tha se ata që flasin për shkatërrim të zonave të mbrojtura, thjesht delirojnë, pasi sipas tij “Sazani nuk ka qenë kurrë zonë e mbrojtur, përveçse nga ushtarët e Enver Hoxhës”.

“Dhëndri i ish presidentit Trump shpalli iniciativën për të investuar në Shqipëri.  Po ata  që deri dje na tregonin Malin e Zi dhe Maqedoninë si shembuj të paarritshëm për investime direkte sot flasin për rrezikun që i kanoset Sazanit në kthim të një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe. Delirojnë për rrezikun e shkatërrimit të një parku kombëtar imagjinar, të një zone të mbrojtur që e mbrojtur s’ka qenë kurrë përveç ushtareve të Enver Hoxhës”, u shpreh Rama.

Lini një Përgjigje