Kryeministri Edi Rama sulmoi hapur sot Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Asamblenë e PS.
Rama tha se prej dy vitesh SPAK ka vendosur sekuestro mbi “Bazës Ndihmëse, Limion, Sarandë”, një bazë e Forcave Detare, pronë e ushtrisë shqiptare e cila në korrik të viti 2020 me vendim të qeverisë i është dhënë me qira si pjesë e një territori shumë më të madh prej mbi 265 mijë metrash katrorë.
“Rilindja e industrisë ushtarake. Janë bërë abuzime të mëdha në vit si janë përdorur ato prona që janë nxjerrë nga plani i përhapjes, por nuk më rezulton se ka ndodhur ndonjë hata ushtrisë sonë. Ka ende prona dhe aseste të degraduara ushtarake që nuk do i duhen kurrë një ushtrie të NATO-s dhe janë gjynah që nuk futen në shërbim turizmit, agro turizmit, arsimit, por rrinë si fantazma sa në majë të maleve apo deteve tona.
Kryetarët e bashkive jo tona, Puka, Fushë Arrëzi, Memaliaj që mund t’i kthejnë në investime për emigrantët e atyre zonave. Absurdi arrin se merret peng me sekuestro në emër të NATO-s një investim 200 milionë Euro në limionin e Sarandës që ka pasur që në kohën e Zogut për marinë.
Por për tre vite rri bllokuar për mënyrën si është lidhur kontrata. Nuk duhet diplomë që të kuptosh që të hetosh si është lidhur një kontratë nuk të jep drejtë ta bllokosh në emër të NATO-s duke e bërë NATO-n të qeshë dhe duke ndërhyrë në kompetencën e një tjetër pushteti të pavarur, ky është një arbitraritet tjetër i hapur që mund të kushtonte sa qimet e kokës nëse investitorët do ta conin në arbitrazh.” tha Rama.
Prokuroria e Posaçme ka vendosur në sekuestro preventive bazën ushtarake detare në Sarandë, e cila dyshohet se ka kaluar në duart të privatëve në mënyrë të paligjshme dhe korruptive.
Vendimi lidhet me denoncimin e ish zv-komandant i forcave detare Artur Meçollarit për privatizimin e pronave të ushtrisë.
Prona për të cilën bëhet fjalë është pikërisht kjo që shihni në hartë. Ky gji me potencial të madh turistik deri më tani shfrytëzohet vetëm gjysma për peshkim ndërsa gjysma tjetër ka qenë pronë ushtarake dhe nuk mund të kalohej.
Dosja për tjetërsimin e pronave të ushtrisë u kallëzua në SPAK gjatë 2021, dhe bën fjalë për dhënien me qira të bazës së Limionit.
Lini një Përgjigje