
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat zyrtare për pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashkitë e vendit deri në orën 17:00.
Teksa ka mbetur edhe një orë nga mbyllja e qendrave të votimit, bie në sy përqindja e ulët dhe gati historike e pjesëmarrjes, në total me 18,55%.
Vlora regjistron shifrën më të dobët, me 12,42% dhe më pas Berati me 19,84%. Situata paraqitet ndryshe në tre bashkitë e tjera, Cërriku me 23,49%, Tepelena me 32,21% dhe Mati që mban rekordin me 39,99%.
Tabela e KQZ deri në orën 16:00:
-Bashkia Vlorë
12,42%
-Bashkia Berat
19,84%
-Bashkia Cërrik
23,49%
-Bashkia Mat
39,99%
-Bashkia Tepelenë
32,21%
Kandidatët:
1- Bashkia Vlorë
Brunlida Mersini PS
Dionis Sota i pavarur, mbështetet nga PD
Gjergji Nika i pavarur
2- Bashkia Berat
Ervin Ceca PS
Pavlo Shkarpa i pavarur, mbështetet nga PD
3-Bashkia Tepelenë
Gabriel Guma i pavarur, mbështetet nga PD
Gramoz Sako PS
4- Bashkia Mat
Altin Bojni PS
Eduard Brahilika i pavarur, mbështetet nga PD
Suzana Pasha e pavarur
5- Bashkia Cërrik
Florenc Doka PS
Eligert Hima Shqipëria Bëhet
Amarildo Hoxha i pavarur, mbështetet nga PD
Lini një Përgjigje