
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka folur lidhur me zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 Bashki si dhe ka komentuan situatën aktuale politike.
Sula tha se edhe nëse opozita humb këto zgjedhje të pjesshme lokale, njësoj siç humbën në zgjedhjet e përgjithshme më 11 maj, Berisha do ua hedhë fajin kandidatëve të pavarur.
“Nuk e kemi ne fajin e ka edhe shoqëria, dështoi shoqëria. Berisha fajin e humbjes do ua lerë kandidatëve të pavarur, shoqërisë së pavarur.
Ditën që ikën Berisha, më mirë do të jetë, më keq se ka nuk ka. Do duhet me patjetër që të ketë një frymë të re. Berisha vetëm që nuk ka certifikatë pronësie, se PD-në e ka bërë të tijën”, u shpreh ai për “Abc News”.
Lini një Përgjigje