TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Nëntor 2025, 15:32

Zgjedhjet e pjesshme, 16.8 përqind e qytetarëve kanë votuar deri në orën 15:00

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e pjesshme, 16.8 përqind e qytetarëve kanë votuar deri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet për pesë kryebashkiakët e Matit, Tepelenës, Vlorës, Beratit dhe Cërrikut.

Pjesëmarrja e përgjithshme deri në orën 15:00 ishte 16.08 për qind, ndërsa sipas bashkive ndahet si më poshtë:

Berat – 16.7%, pra 3398 votues

Votues të regjistruar – 82.161 votues

 

Vlorë -10.68% %, pra 5582 votues

Votues të regjistruar – 171.895 votues

 

Cërrik – 21.39%, pra 1524 votues

Votues të regjistruar – 38. 724 votues

 

Mat -35.32%, pra 3278 votues

Votues të regjistruar – 29. 092 votues

 

Tepelenë – 28.74%, pra 1151 votues

Votues të regjistruar – 12.667 votues

Kujtojmë se qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 18:00, sipas përcaktimit të Kodit Zgjedhor për periudhën tetor-nëntor. Këto zgjedhje të pjesshme vijnë pas largimit të pesë kryebashkiakëve që morën poste në qeveri apo mandate deputeti; mes tyre Andis Salla i Cërrikut, që u emërua ministër. Fushata zgjedhore kaloi pa shumë protagonizëm politik dhe pa mitingje, ndërsa partitë e mëdha shmangën përfshirjen e drejtëpërdrejtë.

Lini një Përgjigje