TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Nëntor 2025, 17:22

Kushtetuesja bën sërish me “dhimbje koke” Edi Ramën, fut në rend dite kërkesën e gjyqtarëve për rritje pagash!

Shkruar nga Pamfleti

Kushtetuesja bën sërish me “dhimbje koke” Edi Ramën,

Gjyqtarët kërkojnë rritje page me 78 mijë lekë, qeveria kundër

Pas goditjes që mori për shkarkimin e Erion Veliajt, Gjykata Kushtetuese, ka futur në rend dite një tjetër çështje që ka irrituar kryeministrin.

Bëhet fjalë për një kërkesë nga Unioni i Gjyqtarëve, i cili ka kërkuar rritje të pagës së gjyqtarëve me afro 800 euro. Bëhet fjalë për një çështje që ka shkaktuar debat që në muajin qershor, periudhë kur u depozitua padia. Në atë kohë Edi Rama reagoi ashpër, duke ushtruar presion ndaj Kushtetueses.

Tani, unë uroj shumë që shakaja e hidhur e Gjykatës Kushtetuese herën e parë – të cilën ne e pranuam në heshtje si një lajthitje që duhej kapërdirë për hir të respektit me heshtje të një vendimi të gjyqësorit – të mos përsëritet. Sepse heshtja ndaj çfarëdo abuzimi, me mbështetjen tonë për drejtësinë, nuk është më një opsion për ne. Për më tepër, në këtë rast ky do të ishtë një abuzim madhor, shumëdimensional, që do të cënonte shumëkënd e shumëçka, duke nisur nga vetë Kushtetuta dhe serioziteti i Republikës së Shqipërisë”, shprehej Rama.

Por pas disa muajsh qetësie, Kushtetuesja ka vendosur që kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve ta fusë në rend dite. Seanca e parë është planifikuar në datën 11 dhjetor në orën 10.00.

Kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve është: “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të nenit 1 dhe 2 të ligjit nr. 33/2023 “Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”” që parashikojnë: 1- “a) paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë e cila është e njëjtë me shumëzimin e koeficientit 0.36 me pagën e Presidentit të Republikës” dhe 2- “2. Për vitin 2023 paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë përllogaritet sipas këtij ligji nga data 1 prill duke u bazuar, për efekt të përllogaritjes, në pagën e Presidentit të Republikës me vlerë 425000 (katërqind e njëzet e pesë mijë) lekë”.

Kushtetuesja bën sërish me “dhimbje koke” Edi Ramën,

Përplasja mes gjyqësorit, ekzekutivit dhe Parlamentit për përllogaritjen e pagave të magjistratëve nisi në vitin 2019, kur Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi se përllogaritja e pagave të gjyqtarëve bërë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor ishte e gabuar dhe se gjyqtarëve po u mbahej një pjesë e pagës që u takonte, në bazë të ndryshimeve ligjore të vitit 2016.

Parlamenti, ndërhyri në vitin 2021 në ligj dhe bëri ndryshime të tilla që normuan si të drejtë llogaritjen e bërë nga KLGJ-ja dhe anashkaluan propozimet e KLSH-së. Këto ndryshime u panë nga gjyqtarët si ulje page dhe shkelje e nenit 138 të Kushtetutës, ku për të ruajtur pavarësinë e gjyqësorit, nuk lejohen ndërhyrje të kësaj natyre. Unioni kërkoi shfuqizimin e ndryshimeve dhe Gjykata Kushtetuese vendosi në vitin 2022 ta pranonte padinë, duke shfuqizuar nenet e ndryshuara të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” mbi pagën referuese. Kushtetuesja i kërkoi Kuvendit të rishihte ligjin dhe të qartësonte referencën për pagën e magjistratëve.

Në vitin 2023, Kuvendi bëri ndryshime të reja, nisur nga vendimi i Kushtetueses, duke e lidhur pagën e magjistratëve me atë të Presidentit të Republikës. Ky ndryshim solli rritje të pagave të magjistratëve, siç parashikohej në ligjet për reformën në drejtësi, dhe rriti me 570 lekë edhe pagën referuese. Në të njëjtën kohë u miratuan edhe ndryshimet në pagat e administratës civile, të cilat u rritën disa herë.

Gjyqtarët, paga referuese e të cilëve lidhej tani me atë të presidentit, nuk përfituan nga kjo rritje pagash. Për Unionin e Gjyqtarëve, këto ndryshime bien ndesh me nenin 138 të Kushtetutës.

Unioni interpreton se shkëputja e pagës së gjyqtarëve nga administrata civile dhe mos përfitimi prej tyre i rritjeve që u bënë pagave të administratës sjell në një mënyrë “një ulje faktike të pagës, pavarësisht se, formalisht, paga nuk është ulur, madje është rritur me 570 lekë”. Unioni thotë se me ndryshimet e sistemit të pagave në vitin 2023, magjistratëve u mohohet një rritje page prej 78 mijë lekësh. /Pamfleti

4 Komente

  1. K
    Keonard Pejo

    Enver Hoxha "tunjatjeta...sa k'to male sa kto shkrepa"..! E si mos kēndohet bre...Rrogat ishin nje me dy...Shumē shumē ,njē me tre..pēr "arinjtē"...! Shihni ç' bēhet sot bre..!

    1. T
      Tirk nurçja

      ZHVATJE QUHET KJO, PAGUHEN SA FRENGU PULEN KTO QE NUK LEN KUSUR PER ME E SHIT DREJTESINE DHE MJEKET QI U KRUHET DORA PO NUK U DHOROVITEN NGA PACIENTET. MIRE E KAN SE SBO NO GJO MA SHUM PRESIDENT BEROMI QI PERLA TE THATA 4 MELEON E GJYS LEK NE MUJ APO GJATOVINA ED E DEPUTATET QI PAGUHEN SA FRENGU PULN PER ME TALL SHKATRRRRRUUU SHTETN SHQYPNIN E VARFNU SHQYPTART. ZOTI MART HAK.

      1. R
        Romeo juristi i njohur

        Ç'farë bëjnë këta ordinere që duhet të mbipaguhen? Te lënë detyren se shkojne të tjerë. Kudo në BE ka një raport të drejtë Page. Asnjë gjyqtar, prokuror, gjyqtar i larte ose Kushtetues nuk e ka pagen më të larte se Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit ose i Senatit, dhe Kryeministri. Në Shqipëri eshte karagjozllek, prokuroret dhe gjyqtaret e kane pagen më te larte se Presidenti i Republikës, madje jo vetem ata por edhe Guvernatori I Bankes, Kryetari I ERE dhe kush dreqi tjerër.... Ai vend është bere qesharak.... Keta palaço kerkojne rritje page kur 50% e popullates Jeton me me pak se 4 dollare ne dite, kur pensionistet marrin 100-150 euro në muaj pensione, Kur nuk ekziston minimuni jetim, kur është më kollaj të vdesesh sesa të rrosh... Është një vend kur keta horrat e gjykatave, prokurorisë, Policise kerkojne rritje pagash nga 800 Euro, se 5-6000 eurot në muaj qe marrin nuk u dalin, DHE kur një gjyq civil zgjat 20-30 vjet.

        1. J
          Jurgeni

          Te na rroj Partia te na rroj Shoku Palloshi i Gjate

          Lini një Përgjigje