TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Mars 2024, 14:52

Pjesë e protestave të opozitës, Tabaku: Nuk kemi luksin të humbim asnjë votë

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e protestave të opozitës, Tabaku: Nuk kemi luksin të

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka folur lidhur me situatën e opozitës dhe protestat që kjo e fundit ka zhvilluar.

Në një intervistë për "Euronews Albania", ajo tha sa marrë pjesë në çdo protestë pasi gjykon se protesta është mjet i shtuar i opozitarizmit teksa theksoi se është kundër ofertave populiste.

“Unë kam shkuar në çdo protestë, kam shkuar dhe kur nuk ka shkuar grupi opozitar, kam shkuar sepse gjykoj që protesta është një mjet i shtuar për opozitarizmit. Unë kam kërkuar që të mos mjaftohemi me këtë që ta shoqërojmë me një aksion opozitar në parlament, në terren por njëkohësisht dhe me propozime konkrete për qytetarët.

Në kushtet kur sistemi elektoral është i tillë, ne nuk e kemi luksin të humbim asnjë votë. Oferta opozitare me këtë sistem që kemi duhet maksimalizuar. Çdo gjë opozitar duhet të jetë pjesë e një oferte të përbashkët. Unë jam kundër ofertave populiste. Në 11 vite të gjata opozitë ne i kemi provuar të gjitha dhe kemi qenë fitues kur kemi arritur që t’i bindim ato që ne dimë ta bëjmë ndryshe”, tha deputetja e PD.

Lini një Përgjigje