TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Mars 2024, 14:14

Emra të rinj në parti dhe zgjedhjet parlamentare, Rama mbledh Asamblenë Kombëtare më 17 mars

Shkruar nga Pamfleti
Emra të rinj në parti dhe zgjedhjet parlamentare, Rama mbledh
Edi Rama

Partia Socialiste do të mbledhë ditën e dielë Asamblenë ku socialistët do të mblidhen në një resort privat në Gjirin e Lalëzit.

Përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, pritet të jenë në fokus të diskutimit.

Në asamblenë e fundit që kryeministri Edi Rama mblodhi pak muaj më parë, Rama ka kërkuar nga të vetët futjen e sa më shumë emrave të rinj në parti, ndërsa rienergjizimi i PS ka qenë fokusi i takimeve të fundit që kryeministi ka zhvilluar me strukturat.

Në agjendë, mësohet se në këtë Asamble do të miratohet udhëzimi për zgjedhjet e përgjithshme në parti, si edhe udhëzimi mbi kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të Kongresit të Partisë, bashkëkryetarët e OS dhe KS të Njësisë Administrative.

Gjithashtu do të ketë raportime dhe diskutime nga anëtarët e Asamblesë për zbatimin e detyrave të ngarkuara.

Pas inspektimeve në Shkodër me kryebashkiakun Benet Beci, dje kryeministri Edi Rama është takuar edhe me strukturat e socialistëve. 

Gjatë takimit, Rama është ndalur tek nevoja e anëtarësimeve të reja, thithja e të rinjve rreth kësaj force politike si e vetmja alternative që i ofron mundësi të rinjve dhe vendit.

“Duhet të jemi më gjithëpërfshirës në Shkodër, të hapim dyert për të gjithë edhe për demokratët që në Shkodër kemi Benetin kështu që demokratët e kanë derën e hapur” – tha Rama, duke vënë në dukje nevojën për t’u shkëputur nga ndasitë e së shkuarës.

“Po komunikojmë në vazhdën e energjizimit të PS për të mirëpritur anëtarë dhe anëtare të reja të PS-së. Dua të them që pas 24 orësh në Shkodër më vjen shumë mirë që rrugëtimi është pozitiv dhe ndjesia e vlerës së votës është e prekshme. Besoj që është e prekshme jo vetëm për mua, por edhe për banorët e shkodrës. E ndjej në kontrastin e jashtëzakonshëm mes vizitave të dikurshme dhe ato pas zgjedhjeve. Dëshira e njerëzve për t’u afruar dhe shprehur janë gjithnjë e më të forta. Kjo është si reflektim i punës që po bën Beneti me skuadrën të cilën ne dhe unë personalisht e mbështesim pa kushte sepse Shkodra ka një potencial kombëtar”- tha Rama.

rama mbledh asamblenë kombëtare

Lini një Përgjigje