TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Prill 2026, 19:09

Përzuri rininë shqiptare, Rama ‘bën humor’ me punonjësit e huaj: Mësoni si të dashuroni dhe të mallkoni në shqip!

Shkruar nga Pamfleti
Përzuri rininë shqiptare, Rama ‘bën humor’ me
Edi Rama

Rama i inkurajoi ata të përparojnë në mësimin e gjuhës shqipe, duke shtuar me humor se kjo u nevojitet edhe për të “mallkuar” në mënyrë korrekte.

Pasi largoi të rinjtë nga Shqipëria dhe i zëvendësoi me të huaj, kryeministri Edi Rama bën humoristin.

Gjatë një vizite në kompleksin industrial në Durrës, Rama shkëmbeu disa batuta me punonjësit e huaj, ku u tha se duhet të mësoni si të dashuroni dhe të mallkoni në shqip.

Ai i inkurajoi ata të përparojnë në mësimin e gjuhës shqipe, duke shtuar me humor se kjo u nevojitet edhe për të “mallkuar” në mënyrë korrekte.

“Nuk e di sa kanë ecur me gjuhën shqipe punonjësit e huaj që keni këtu, por duhet të mësoni shqip, sepse duhet të mësoni si të dashuroni dhe të mallkoni,” u shpreh kryeministri, duke bërë të qeshin të pranishmit.

 

edi rama

1 Komente

  1. K
    Kiu

    Mend per ata qe e votojne!

    Lini një Përgjigje