TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Tetor 2023, 20:57

Përplasjet për reformën zgjedhore, Bardhi akuza PS: Po pengon përfaqësimin e opozitës në komisione

Shkruar nga Pamfleti

Përplasjet për reformën zgjedhore, Bardhi akuza PS: Po pengon

Pas refuzimit të kërkesës së tij nga mazhoranca për të votuar ndryshimet e anëtarëve të reformës zgjedhore, Gazmend Bardhi jashtë sallës së Kuvendit akuzoi PS se po tenton të zvarrisë procesin.

Në një prononcim për mediat pas tensioneve që sollën mbylljen e seancës plenare, Bardhi tha se nëse opozitës i mbyllet çdo instrument në Kuvend, atëherë ky institucion është e kotë që të funksionojë.

Opozita ka të drejtë të caktojë ai përfaqësuesit e vetë në komisionin e reformës zgjedhore. Ka një tentativë të qartë të grupit të PS për të penguar përfaqësimin e opozitës në këtë komision për të zvarritur realizimin e reformës zgjedhore.

Nëse opozitës i mbyllet çdo hapësirë, Kuvendi nuk mund të funksionojë në mënyrë normale. Kur nuk realizohen kërkesat e interpelancës, kur nuk lejohen komisionet, kjo do të thotë se parlamenti ka humbur çdo mundësi bashkëjetese normale mes pozitës dhe opozitës”, u shpreh Bardhi.

bardhi reforma zgjedhore

Lini një Përgjigje